Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Pacollit me të cilën kërkoi 100 mijë euro - NACIONALE

Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesën e Pacollit me të cilën kërkoi 100 mijë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e krytarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren e cila kishte hedhur poshtë si të pasafatshme padinë për shpifje të Pacollit kundër Reshat Badallaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Pacolli kërkonte nga i padituri Reshat Badallaj shpërblimin 100 mijë euro për arrtikullin e publikuar me 5 maj 2020 në portalin “Kosova Sot Online.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet Gjykata e Apelit ka gjetur se shkalla e parë ka vërtetuar se paditësi ka humbur afatin subjektiv për paraqitjen e padisë në bazë të dispozitave ligjore.

Gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se shpifja e pretenduar nga paditësi kishte ndodhur me datë 05.05.2020, kur edhe është publikuar artikulli në portalin “Kosova Sot Online” ku është shënuar edhe autori i tekstit, datë kjo kur edhe vet paditësi është vënë në dijeni, -fakt të cilin e pranon në padinë e tij. Nga arsyet e cekura, gjykata duke iu referuar fakteve vendimtare dhe atë datës së publikimit të artikullit, vënies së paditësit në dijeni (lidhur me shkrimin dhe autorin e shkrimit) dhe datës së inicimit të procedurës kontestimore me padinë e datës 12.03.2021, erdhi në përfundim se padia është parashtruar 10 muaj pas publikimit të shkrimit dhe prandaj të njëjtën e hedhi poshtë si të pasafatshme”, thuhet në vendim.

Gjykata e Apelit nisur nga kjo gjendje e çështjes vlerëson se qëndrimi dhe përfundimi juridik i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që aktvendimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë e po ashtu nuk është i përfshirë as në shkelje tjera të dispozitave të procedurës kontestimore të cilat i ka pretenduar pala ankuese me ankesë”, thuhet tutje në vendim.

Lajme të ngjashme