Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar datën 5 maj 2026 për fillimin e punës së Gjykatës Administrative.
Caktimi i kësaj date u bë në takimin e 363-të të Këshillit, të enjten, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo datë është brenda afateve ligjore.