Gjuriqi nervozohet nga artikulli i Kurtit në NYT: Tentoi të demonizonte Serbinë
Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka shkruar një shkrim të gjatë në “X”, ku ka komentuar artikullin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Gjuriqi ka treguar një nervozizëm ndaj këtij shkrimi. Për më shumë, ai ka pretenduar se Kurti ka tentuar të demonizojë Serbinë dhe të mashtrojë ndërkombëtarët.
Gjuriqi ka shkruar se Kurti ka shkruar të pavërteta.
“Retorika agresive dhe të pavërtetat me të cilat Albin Kurti u përpoq të mashtronte komunitetin ndërkombëtar në mënyrë retrograde dhe anakronike flasin për natyrën e tij konfliktuale dhe synimin e tij për të destabilizuar me çdo kusht Ballkanin Perëndimor” – ka shkruar ai, ndër të tjera.
The aggressive rhetoric and untruths with which @albinkurti tried to deceive the international community in a retrograde and anachronistic style speak of his conflictual nature and his intention to destabilize the #WesternBalkans at all costs.
— Марко Ђурић (@markodjuric) July 5, 2024
His op-ed in @nytimes is a futile…