Gjuriqi me propagandë, e akuzon Kosovën për “spastrim etnik” të serbëve - NACIONALE

Gjuriqi me propagandë, e akuzon Kosovën për “spastrim etnik” të serbëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në ShBA, njihet për deklarata absolutisht të çuditshme. Një të tillë e ka bërë edhe në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, gazetë që dikur i shërbente edhe politikës luftë-nxitëse të Slobodan Milosheviqit.

Në këtë intervistë, ai ka pasur shumë akuza ndaj Kosovës. Madje, në mënyrë krejt deluzionale, Gjuriqi e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për spastrim etnik.

“Vit pas viti, dhe ajo që është veçanërisht shqetësuese tani, muaj pas muaji dhe javë pas jave, Kurti kryen një fushatë të synuar të spastrimit etnik të serbëve nga territori i Kosovës dhe Metohisë, represionit të përgjithshëm, dhunës, frikësimit dhe eliminimit të faktorit serb nga jeta politike në Kosovë” – deklaroi ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme