Gjuriq takohet me Grenell: I urova sukses në detyrat e reja
Kryediplomati serb, Marko Gjuriq ka thënë se është takuar me emisarin amerikan për misione speciale, Richard Grenell.
Në një shkrim në “X”, ai ka thënë se takimi u zhvillua në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih.
“Ishte kënaqësi të takoja Richard Grenell në margjina të Konferencës së Siugrisë në Munih, dhe t’i uroja sukses në detyrat dhe pozitat e reja në administratën amerikane.
Ric në vazhdimësi ka treguar një kuptim ndaj Serbisë dhe rajonit tonë, dhe mezi presim të bashkëpunojmë sërish në të ardhmen për të mirnë e popullit serb dhe amerikan” – ka thënë ai.
It was great meeting @RichardGrenell on the sidelines of the @MunSecConf and personally wishing him continued success in his new roles and assignments under the @POTUS administration.
— Марко Ђурић (@markodjuric) February 15, 2025
Ric has consistently demonstrated a deep understanding of #Serbia and our region, and we look… pic.twitter.com/xWq1lquBDH