Gjuriq sulmon Kurtin përmes Serwer-it: Kur edhe ky e kritikon, është e qartë sa larg ka shkuar
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, duke folur për media shprehet se qeveritarët kosovarët “tash e një kohë nuk pritet më në Departamentin amerikan të Shtetit” derisa përdori edhe kritikat e kohëve të fundit të profesorit të shquar amerikan, Daniel Serwer, drejtuar politikave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mbështetur pretendimet e veta.
“Kur këto kritika thuhen nga një njeri që nuk është në favor të politikave të shtetit serb (Daniel Serwer) atëherë është e qartë se sa larg Kurti ka shkruar, sepse ai është një njeri me simpati të forta për Kosovën e pavarur. Nëse ka shkuar as larg sa të kritikojë politikat e Kurtit, atëherë gjithçka është e qartë”, ka thënë Gjuriq në “Tv Pink”.