Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në "komë", vitin e ardhshëm situatë më e favorshme - NACIONALE

Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në "komë", vitin e ardhshëm situatë më e favorshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në “komë”. Sipas tij, kjo gjendje nuk ka të bëjë aspak me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim nuk e përdorin atë.

Gjuriq, në një intervistë ka njoftuar për aktivitet intensiv diplomatik, ku theksoi edhe se Parlamenti i Evropian është konstituar dhe se disa gjëra po ndryshojnë në Evropë, ku sipas mendimit të tij, viti 2025 mund të jetë një vit në të cilin situata do të jetë më e favorshme.

Pas dy takimeve të Lajçak, me Kosovën dhe Serbinë, Bashkimi Evropian ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme