Gjukanoviq takohet më Osmanin: Biseduam për situatën në rajon
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se është takuar më Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit te 11-të, të procesit Bërdo-Brione, në Slloveni.
Gjukanoviq deklaroi se me Osmanin diskutuan për çështjet bilaterale dhe situatën në rajon.
“Bisedë me presidenten Vjosa Osmani për çështjet bilaterale dhe zhvillimin e situatës në rajon. Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.
Razgovor sa predsjednicom @VjosaOsmaniPRKS o bilateralnim pitanjima i razvoju situacije u regionu. 🇲🇪 i🇽🇰 čvrsto na principima očuvanja stabilnosti i evropske perspektive regiona. pic.twitter.com/qC1Cgu2Dcy
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) September 12, 2022