Gjukanoviq në vizitë në Prishtinë, takon Albin Kurtin në ZKM - NACIONALE

Gjukanoviq në vizitë në Prishtinë, takon Albin Kurtin në ZKM

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, njoftoi se ka qëndruar në një vizitë në Prishtinë dhe ka takuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në Zyrën e Kryeministritit.

“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, u takova shkurtimisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe e urova për fitoren e tij të fundit zgjedhore. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel global, me fokus të veçantë në çështjet me rëndësi për sigurinë e rajonit”, shkroi Gjukanoviq në “X”.

Lajme të ngjashme