Gjuha e urrejtjes, ambasadori Rohde largohet nga “X”: Boll është boll
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovës, ka publikuar një video në Facebook, ku ka treguar vendimin e tij për t’u larguar nga rrjeti social “X”.
Në video, Rohde ka thënë se mjaft është mjaft dhe se “X” është degjeneruar.
“Kam vendosur të shkëputem nga X apo Twitter, siç ishte dikur i njohur për të mirë. Për mua X është degjeneruar në atë shkallë saqë është përmbytur në gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe teorive konspirative”, ka thënë Rohde në adresimin e tij.