Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Policia jep detaje - NACIONALE

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë: Policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy armë, dy karikator dhe shtatë fishekë.

Njoftimi:

“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 01.02.2025-20:37. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi qe te njëjtit derisa kane qene duke punuar ne lokalin e tyre, i ishin kundër përgjigjur të shtënave me arme të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor. Nuk raportohet per te lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore.”

Lajme të ngjashme