Gjuajtje me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur pas një gjuajtje me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti i cili tha se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin.
I lënduari, raportohet se është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurë hetimore. Njësitet përkatëse policore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e këtij rasti” – ka thënë ai për Klan Kosova.