Gjuajtje me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person
Një person është plagosur me armë zjarri, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekzai, ka njoftuar se personi i plagosur është duke marrë trajtim mjeksorë në Spitalin e Mitrovicës.
Bëhet e ditur se personi i plagosur është rreth moshës 38-vjeçare dhe për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
“Po është plagosur një person saktësisht në këmbë, dhe për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, Policia ë duke u marrur me të gjitha hetimet e nevojshme.” – ka njoftuar Prekazi.