Gjuajtje me armë zjarri në Damjan të Gjakovës, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili ka shtënë me armë zjarri në fshatin Damjan në Gjakovë.
Policia përmes një komunikate, ka njoftuar se S.P është arrestuar rreth këtij rasti.
“Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë.” – thuhet në komunikatë.
Ndaj të dyshuarit, është inicuar rast për “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.” – thuhet tutje.
Komunikata e plotë: