Gjuajtje me armë, plagosje, arrestime: Policia jep detaje për rastin në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes së rënd në tentativë.
Sipas PK-së, një i dyshuar ka palogsje të dy meshkujve kosovarë.
Tutje, PK-ja ka treguar se ka pasur arrestime dhe sekuestrim i veturave.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 21.11.2024-15:57. Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ. Të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.