Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një gjuajtje me armë ka ndodhur sonte në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Nacionale se policia ka dal me menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit nuk ka persona të lënduar.

Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar.” – ka treguar Ahmeti.

Lajme të ngjashme