Gjuajti me armë në sallë dasmash, policia arreston një person në Ferizaj
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një person në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i njëjti është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë në një sallë dasmash.
Sipas policisë, në vend të ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.