Gjoshi për grabitjen në Suharekë: Me këtë pushtet, janë rritur vetëm krimi i organizuar dhe varfëria
Sekretari për organizim në PDK Betim Gjoshi, ka reaguar në lidhje me rastin e grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë ku nga të shtënat me armë të zjarri mbeti një zyrtar policor i plagosur dhe një tjetër i lënduar; ku dhe u vodhën sasi ari në vlerë prej 250 mijë euro.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjoashi tha se pushteti i tanishëm, krejt çka ka rritur në 3 vjet pushtet është krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve.
“Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezent në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi,
“I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”, shtoi ai.
