Gjoshi: Me ndalë hajninë në ushqimin e Ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride - NACIONALE

Gjoshi: Me ndalë hajninë në ushqimin e Ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj pushtetit, që kritikat e opozitës për ushqimin e FSK-së po i konsideron si luftë hibride.

Ai ka bërë me dije se ndalimi i hajnisë në ushqimin e ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se luftë hibride në Kosovë po zhvillon kryeministri Albin Kurti.

“Me ndalë hajninë në ushqimin e Ushtrisë së Kosovës nuk është luftë hibride. Njeriu i vetëm dhe partia e vetme që kanë zhvilluar luftë hibride kundër shtetit të Kosoës dhe kundër Ushtrisë së Kosovës janë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvedosje. Qe një video që dëshmon luftën hibride të Albin Kurtit kundër Ushtrisë së Kosovës në prag të ndryshimit të kornizës ligjore dhe shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të ngjashme