Gjoshi: Kur ka qenë dita që Kurti u ndesh për muri dhe e dërgoi Kusarin që të bisedojë me Listën Serbe për mbështetje? - NACIONALE

Gjoshi: Kur ka qenë dita që Kurti u ndesh për muri dhe e dërgoi Kusarin që të bisedojë me Listën Serbe për mbështetje?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka rikthyer vëmendjen te përgjimet Kusari-Simiq.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka shtruar një pyetje për kryeministrin Kurti.

Ai pyeti shefin e Qeverisë se kur ishte dita që “u ndesh për muri” dhe e dërgoi Kusari-Lilën që të bisedojë me dikë nga Lista Serbe që ta mbështesin.

“Një pyetje publike dhe të nxehtë për Kryeministrin, Albin Kurti, edhe më të nxehtë se moti i ditës së sotme këtu në Kosovë, por edhe atje në Greqi. - Kur ka qenë dita që je "ndeshë për muri" dhe e dërgove Mimoza Kusarin "që të flasë me dikë nga Lista Serbe" që të të mbështesin ty?” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme