Gjoshi i PDK-së: Qeverinë Kurti nuk e rrëzojmë më votat e Listës Serbe
Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së, ka folur rreth çështjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Gjatë një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Gjoshi ka treguar se Qeverinë Kurti nuk do ta rrëzojnë me votat e Listës Serbe.
“Ne qeverinë nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe në asnjë variant, edhe 20 vjet po të rrinë në pushtet. Kurti ka sjellje fëmijërore. Është i papërmbushur, ka ikur prej skandaleve të Rozeta Hajdarit dhe është strehuar atje, ku projekti i rrugës Tetovë-Prizren edhe fizibilitetin e ka pasur të kryer nga Qeveria Thaçi.” – theksoi ai, transmeton Koha.