Gjoshi i PDK-së: LVV e Albin Kurti po gënjejnë e mashtrojnë, janë parti e të paaftëve - NACIONALE

Gjoshi i PDK-së: LVV e Albin Kurti po gënjejnë e mashtrojnë, janë parti e të paaftëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke i quajtur mashtrues pas komunikatës se tyre lidhur me energjinë elektrike dhe bashkëpunimin me KESH.

“Lexojeni këtë komunikatë të partisë së Albin Kurtit, e cila i ka disa mashtrime brenda pak rreshtave. Unë do t’i veçoj dy prej tyre për të paraqitur fytyrën e vërtetë të kësaj partie mashtruesish dhe të paaftësh”, ka deklaruar Gjoshi

Gjoshi ka deklaruar se nuk është kriza globale e energjisë ajo qe është duke e lenë Kosovën pa rryme por kjo është një paaftësi e Qeveris Kurti.

“Kjo është një gënjeshtër që del nga zyra e Kurtit, sepse reduktimet 6:2 janë pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me krizën botërore energjetike. KEK-u, që drejtohet nga një bord i të paaftëve të emëruar nga Kurti dhe VV nuk po arrijnë të prodhojnë rrymë as sa është kapaciteti i termocentraleve të Kosovës, prandaj ka mungesë të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Gjoshi ka thënë se nuk janë evituar reduktimet dhe nuk po vazhdon furnizimi i rregullt me energji elektrike edhe pse ne komunikatën e lëshuar nga VV-ja, thuhet se është arritur një bashkëpunim me KESH-in.

“Kjo është një gënjeshtër në komunikatën e Albin Kurtit të lëshuar me llogon e partisë së tij. Nuk janë evituar reduktimet dhe nuk po vazhdon furnizimi i rregullt me energji elektrike. Përpjekjet e pushtetit që të gënjejë qytetarët se gjoja ka furnizim të rregullt me energji elektrike janë qesharake, sepse ne po jetojmë këtu dhe e dijmë se kur nuk ka rrymë.”, përfundoi Gjoshi.

Lajme të ngjashme