Gjoshi: Hipokrizia e ka pamjen e Vjosa Osmanit - NACIONALE

Gjoshi: Hipokrizia e ka pamjen e Vjosa Osmanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet për herë të parë në Prishtinë.

Ajo ka vlerësuar se e para e shtetit në këtë forum i thërret gratë e botës që të vijnë të flasin për luftën, paqen e lirinë dhe i injoron gratë e Kosovës që guxuan të merrnin armën për luftën, paqen dhe lirinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se hipokrizia e ka pamjen e Vjosa Osmanit.

“Hipokrizia e ka pamjen e Vjosa Osmanit. Ajo i thërret gratë e botës që të vijnë të flasin për luftën, paqen e lirinë dhe i injoron gratë e Kosovës që guxuan të marrin armën për luftën, paqen dhe lirinë e Kosovës. Sa shumë ka urrejtje kjo grua për çdo shqiptar/e që ka luftuar për vendin e vet”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të ngjashme