Gjoshi: Duart e Dejona Mihalit në tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale.
Ai ka vlerësuar se tani po vërtetohet pse Qeveria Kurti tentonte të kapte prokurorinë përmes ligjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka shkruar se qëllimi paska qenë pengimi i luftës se korrupsionit.
“Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë 'lufta kundër korrupsionit', por pikërisht 'luftë për mundësimin e korrupsionit'. Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit. Fjalimet me sulme të ashpëra të Albin Kurtit mbi prokurorët dhe gjykatësit, paskan qenë paralajmërimi për prokurorë dhe gjykatësit që njerëzit e tij të vjedhin me duar të lira. Albin Kurtit i duhet një Prokurori ku akuzat i shkruan dhe i përgatitë bashkë me Dejona Mihalin dhe jo një Prokurori që e shkruan akuzën e tyre”, ka shkruar Gjoshi.