LIVE: GjND-ja e refuzon kërkesën e Izraelit për hedhje poshtë të rastit për gjenocid, thotë se ka juridiksion - NACIONALE

LIVE: GjND-ja e refuzon kërkesën e Izraelit për hedhje poshtë të rastit për gjenocid, thotë se ka juridiksion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

(E PLOTËSUAR) 14:01

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin që t’i ndërmarrë të gjitha masat brenda mundësisë së këtij shteti që t’i parandalojë veprimet brenda përkufizimeve që përbëjnë gjenocid.

Gjykatësja Joan Donoghue shtoi se Izraeli duhet të sigurohet “me efekt të menjëhershëm” që forcat e tij të mos kryejnë asnjë akt që përfshihet në Konventën Kundër Gjenocidit, raporton gazeta “The Guardian”.

Sipas urdhrit, Izraeli gjithashtu duhet të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta përmirësuar situtatën humanitare në Gaza.

Në vendim u tha se Izraeli duhet ta sigurojë ruajtjen e dëshmive të gjenocidit të pretenduar. Gjykatësja Donoghue e urdhëroi Izraelin që të raportojnë në gjykatë brenda një muaji.

______

Ka nisur leximi i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth rastit të paraqitur nga Afrika e Jugut, në të cilin Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza.

Gjykatësja Joan Donoghue po e lexon vendimin. Mes tjerash, ajo bëri të ditur se GjND-ja nuk do ta hedhë poshtë rastin, sipas kërkesës së Izraelit, dhe se gjykata ka konkluduar se ka juridiksion “prima facie” për këtë rast, që do të thotë se mund të vazhdojë shqyrtimi i rastit, raporton gazeta “The Guardian”.

Lajme të ngjashme