Gjinovci: Sot të jesh deputet i VV-së është poshtëruese - NACIONALE

Gjinovci: Sot të jesh deputet i VV-së është poshtëruese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti Rron Gjinovci që njihet për mbështetjen që i jep kryeministrit Kurti, ka ofenduar në një mënyrë deputetët e VV-së.

Ai ka aluduar se deputetët e këtij subjekti politik nuk kanë informacione në lidhje me propozimin evropian apo edhe qëndrimin e plotë të shefit të tyre për të, që do ta prezantojë sot në Bruksel.

“Sa poshtëruese është sot me kon deputet i VV-së, njëjtë si na këqyr televizor, me marrë vesh a ki me ratifiku marrëveshjen në Kuvend a jo.” - është shprehur z. Gjinovci.

Ndërkohë, duhet theksuar se një pjesë e madhe e deputetëve të VV-së kanë qenë krejtësisht të heshtur për takimin e sotëm. Të tjerë ndërkohë, i kanë ripërsëritur fjalët e mëhershme kundërshtuese ndaj Asociacionit.

Lajme të ngjashme