Gjinovci sërish e kritikon Escobarin: Pse mi besu?
Rron Gjinovci, analist, ka shkruar një status, pas deklarimit të Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili theksoi se duhet të themelohet Asociacioni, pasi i njëjti është obligim ligjor.
E pas kësaj deklarate, Gjinovci ka shkruar se pse duhet t’i besohet Escobarit, pasi i njëjti kur theksonte se duhet të hiqen barrikadat, askush s’e pyeste.
Kujtojmë që në një intervistë, Escobar e vlerësoi pozitivisht qasjen e Serbisë karshi dialogut, duke theksuar se është qasje konstruktive.