Gjinovci për redaktorin e Kohës: I padijshëm, ndoshta s’di me përdorë as Google - NACIONALE

Gjinovci për redaktorin e Kohës: I padijshëm, ndoshta s’di me përdorë as Google

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti Rron Gjinovci e ka “rënduar” me fjalë redaktorin e Kohës, Besnik Krasniqi. “Shpjegojani dikush redaktorit të padijshëm që kur i ki 2 mijë e fiu veta tepër si punëtorë, nji mënyrë për me shkarku këtë barrë është pensionimi i parakohshën, që zakonisht bahet me nji përqindje të caktume të pagës.” – është shprehur Gjinovci, teksa i ka replikuar Krasniqit në lidhje me debatin se a duhet të ketë apo jo pensionim të parakohshëm për mësimdhënësit.

Derisa Gjinovci mbron teorinë se kjo është njëra ndër zgjidhjet për arsimin në Kosovë, Krasniqi e ka kundërshtuar me argumentet se mësimdhënësit nuk kryejnë punë fizike dhe se mosha nuk ka të bëjë me cilësinë e dobët në arsim.

Gjinovci përtej debatit konstruktiv, Krasniqin e portretizon si dikush që s’di gjuhën angleze, e që i takon njëfarë nënkategorisë “pa gell në kry”.

Ndonëse debat jo fort me kuptim, këtu e keni të plotë replikën e Gjinovcit me Krasniqin.

N'zor jena tash nga kjo nënkategoria pa gell n'kry

Redaktor që shpifë publikisht e mandej pritet mediat me raportu objektivisht.

Shpjegojani dikush redaktorit të padijshëm që kur i ki 2 mijë e fiu veta tepër si punëtorë, nji mënyrë për me shkarku këtë barrë është pensionimi i parakohshën, që zakonisht bahet me nji përqindje të caktume të pagës. Kur don shteti me ofru pensionim të parakohshëm, në çdo ven të botës kjo zakonisht i ofrohet si mundësi atyne që janë ma afër pensionit. E para, sepse janë ma afër pensionit, pra shtetit i bjen me dhanë pensionin e parakohshëm për kohë ma të shkurtë, psh 10-15 vjet, pra e qet ma lirë, dhe e dyta, sepse ata që janë ma të ri në moshë pritet prej tyne me pasë ambicie me u avancu në karrierë e për ma tepër shtetit nuk ia qet me ia pagu psh nji 30 vjeçari edhe 35 vjet pensionin e parakohshëm (që zakonisht është 60-70% e pagës).

Redaktori është mirë me mësu me përdor google, por nëse nuk din anglisht nuk mundet sepse i duhet me shkru "early retirement practices" e mandej me dite me lexu ose me perkthy me google translate.

Fucking hell ku jetojmë na

Lajme të ngjashme