Gjinovci: Mirëmengjes të gjithëve, përveç atyre që mendojnë se me gju në civilë është heroizëm
Analisti, Rron Gjinovci ka shkruar edhe njëherë për situatën që është krijuar dje në Shtërpcë ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ai sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i uron mirëmengjes të gjithëve, përveç atyre që mëndojnë që “me gju në civilë është heroizëm”.
“Mirëmengjes të gjithëve përveç atyre që mënojnë se me gju në civilë është heroizëm”, ka shkruar Gjinovci të Facebook.
Ndryshe, analisti Gjinovci ka pasur edhe kritika e reagime edhe mbrëmë për këtë ngjarje.
Ai përmes një tjetër postimi që ka bërë mbrëmë ka thënë se “po i vie” marre që një ushtar i ushtrisë së Kosovës është i dyshuar për të shtëna në drejtim të civilëve.
Tutje, Gjinovci ka treguar se ai është i pikëlluar që një fëmijë 11 vjeç dyshohet që ka qenë cak për vrasje nga një ushtar i FSK.