Gjinovci flet si analist i luftës: Konflikti në Kosovë e Bosnje është i pashmangshëm - NACIONALE

Gjinovci flet si analist i luftës: Konflikti në Kosovë e Bosnje është i pashmangshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci, analist në KTV, ka bërë një analizë gjeopolitike mbi mundësinë e luftës apo konfliktit të armatosur në Kosovë e Bosnje.

Në fakt, Gjinovci nuk ka folur për mundësinë e luftës, por ishte i bindur se do të ndodhë. Gjuha e Gjinovcit e portretizoi luftën si diçka të pashmangshme, si fatalitet që do të ndodhë një ditë.

Pra pak a shumë si vdekja që është e pashmangshme, ashtu është edhe lufta në Kosovë e Bosnje është e pashmangshme për Gjinovcin.

Në analizën e Gjinovcit, lvonim ka, por jo edhe shpëtim prej luftës.

“Unë mendoj që konflikti i armatosur është i pashmangshëm d.m.th. unë jam i bindur që konflikti i armatosur, lufta në shkallën qysh e kemi parë në Banjskë e ngjashme me atë, siç e kemi parë në Ukrainë në vitet 2014, të ngjashme me të une mendoj që ka me ndodhë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje” – deklaroi Gjinovci.

Sjellim ndërmend që lufta, sipas dijeve më bazike të teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk është e pashmangshme, pasi lufta nuk është një fatkeqësi natyrore. Ne fakt, lufta është një kalkulim i gabuar i ngjarjeve dhe një zgjedhje e nxitur nga anarkia e sistemit ndërkombëtar, i legjitimuar nga interesa të ndryshme të akterëve në lojë dhe i keqleximit të historisë e analizave të gabuar të palës kundërshtare.

Lajme të ngjashme