Gjinovci e "pranon" Asociacionin pas Kurtit: Me këto kushte, e nënshkruaj menjëherë - NACIONALE

Gjinovci e "pranon" Asociacionin pas Kurtit: Me këto kushte, e nënshkruaj menjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato... normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

Për këtë ka reaguar edhe analisti, Rron Gjinovci.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mund ta nënshkruaj menjëherë Asociacionin me këto 6 kushte.

Me qato 6 kushte të Albinit birmani ta nënshkruj menjëherë Asociacionin”, ka shkruar Gjinovci.

Lajme të ngjashme