Gjini: Raporti i NDI-së dëshmon nevojën për ndryshim politik në Kosovë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se gjetjet e raportit të fundit të NDI-së tregojnë përkeqësim të gjendjes në Kosovë dhe nevojën për ndryshim politik.
Ai theksoi se rritja e numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar dhe dëshira për emigrim janë sinjale alarmuese.
Sipas Gjinit, shqetësimet kryesore mbeten çmimet e larta, faturat e energjisë, papunësia dhe korrupsioni.
Ai tha se Aleanca ofron një program me gjashtë pika, që përfshin investime në energji, lehtësime tatimore dhe masa për zhvillim ekonomik, duke synuar përmirësimin e standardit të jetesës dhe krijimin e kushteve që qytetarët të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.