Gjini për vendimin e Gjykatës ndaj Konjufcës: Është komike me thanë është i pafajshëm - NACIONALE

Gjini për vendimin e Gjykatës ndaj Konjufcës: Është komike me thanë është i pafajshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka konsideruar “komik” vendimin e Themelore për lirimin nga të gjitha akuzat kryeparlamentarin Konjufca rreth dyshimeve për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më datë 18 gusht 2016.

Gjini, ndonëse u shpreh se nuk është në favor që Konjufca të dënohet për këtë, por, tha ai, “me thanë është i pafajshëm është komike”.

“Nuk jam duke kërku me dënu kryetarin e Kuvendit dhe me shti në burg që të jemi të qartë, nuk kisha dashtë me ndodh ajo punë. Por me thanë është i pafajshëm është komike. Kushdo që ka qenë në trup gjykues është dashtë me mendu që këto janë raste komike, për shkak se ky është korruptim i luftës kundër korrupsionit. Është fyerje e inteligjencës së cilitdo qytetar të Kosovës”, tha ai në Pressing.

Lajme të ngjashme