Gjini: Këto janë kushtet e AAK-së për t’i mbështetur institucionet e reja - NACIONALE

Gjini: Këto janë kushtet e AAK-së për t’i mbështetur institucionet e reja

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka renditur disa kërkesa si parakushte për t’i mbështetur krijimin e institucioneve.

Ai tha se për t’i mbështetur institucionet e reja, së pari duhet të pranohet projekti i gazit amerikan ose, siç tha Gjini, duhet ta pranojnë orientimin strategjik.

“E para institucionet e reja duhet qartë të pranojnë orientimin strategjik, ta pranojnë projektin e gazit amerikan menjëherë. Institucionet duhet menjëherë ta ngrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro. Menjëherë tokat e punuara të lirohen nga tatimi në pronë. Kërkojmë që institucionet menjëherë duhet t’i buxhetojnë si të plota ndërtimin e infrastrukturës jetike, si rruga për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Podujevë, janë të buxhetuara prandaj nuk punohet. Të zotohen se për Prishtinën duhet të ndahen në 5 vjetët e ardhshme 800 milionë deri 1 miliard euro sepse po bëhet e pajetueshme”, ka thënë Gjini.

Lajme të ngjashme