Gjini ironizon me VV-në: Kanë përvojë me u marr me humor
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj talljeve të zyrtarëve të VV-së, të cilët kanë thënë se AAK-ja është e kënaqur me Qeverinë Kurti, prandaj nuk e ka përkrahur shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Edhe Gjini, i cili është kryetar i Komunës së Gjakovës, është tallur me zyrtarët e VV-së.
Sipas tij, ata janë humoristë të mirë.
"Nuk kanë mundësi me reagu seriozisht në këto situata dhe kanë përvojë me u marr me humor", ka thënë Gjini për Front Online.
Ai ka përsëritur qëndrimin e AAK-së se është për dorëheqje të kryeministri Albin Kurti.
“Qeverinë e ka zgjedhë Parlamenti dhe jo Qeveria Parlamentin. Edhe nëse Kurti do me shku në zgjedhje duhet me shkarku veten e jo me shpërnda Parlamentin”, është shprehur Gjini.