Gjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së, AAK-ja me kohë e ka nënvizuar lojën e pandershme të Kurtit - NACIONALE

Gjini: E përshëndes qëndrimin e LDK-së, AAK-ja me kohë e ka nënvizuar lojën e pandershme të Kurtit

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka përshëndetur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos bashkëqeverisur me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjini në një shkrim në rrjetin social Facebook ka theksuar se AAK me kohë e ka nënvizuar “lojën e pandershme” të Kurtit dhe partisë së tij.

“Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:

1. Gazin amerikan

2. Të ndërtojë kapacitete energjetike

3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore

4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla

5. T'i lirojë bujqit nga tatimi në pronë

6. Të investojë në kryeqytet”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme