Gjinekologu vushtrrias kapet me prindin e një foshnje në spitalin e Vushtrrisë
Një incident dyshohet të ketë ndodhur në mes të babait të një foshnje të porsalindur si dhe Shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka në disa pamje që janë publikuar në rrjete sociale. Babai i cili e ka foshnjen e shtrirë në këtë spital pretendon se është fyer e është sulmuar fizikisht nga gjinekologu Feka. Nacionale ka provuar ta kontaktojë Fekën, mirëpo i njejti nuk i është përgjigur thirrjeve.
Në pamjet e publikuara nga mediet shihet gjinekologu Feka teksa përfshihet në një debat me prindin e foshnjës. Prindi, në bazë të videos ka një kërkesë të vetme për gjinekologun. Që t’i lejohet ta shohë foshnjen e tij të sëmurë.
E qytetari pretendon se mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.
“A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. A është në rregull? Unë e kom fminë smutë o burrë, unë po du me hi me pa fminë, ti po thu, p’i bërtet nji gruje që është t’u folë drejtpërdrejtë me ty. Ajo e ka çikën brenda t’bome operacion, fëmija është me probleme me frymëmarrje, ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull prej teje doktor? Shef i repartit i thu vetit. A është në rrëgull”, dëgjohet teksa qytetari kërkon llogari nga gjinekologu Feka.
@kapuqstore #pjesa1 #part1 #vushtrri #spitali #shefreparti #gjinekologji #mjeksi #doktor #kosovo🇽🇰 ♬ original sound - Kapuq store
E ky i fundit, si duket nuk mund ta durojë më gjatë familjarin e pacientit dhe i vërsulet ta sulmojë, teksa shihet qartazi në video se ia godet telefonin me të cilin po xhironte. Po ashtu gjatë zënkës dëgjohen edhe të shara me nënë nga Feka.
“Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka, i cili tenton t’ia largojë telefonin qytetarit që po e incizonte.
@kapuqstore #vushtrri #kosovo🇽🇰 #mjeksi #gjinekologji #karen #spitali #shefreparti ♬ original sound - Kapuq store
“Hima hima, unë babën e kom polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e Meriton me qenë Shef i Repartit,” - thotë qytetari.
“A ti mu ma q*n nanën a?’, i përgjigjet qytetari Fekës, teksa e paralajmëron se ai nuk do të jetë më pjesë e këtij reparti pasi do ta denoncojë rastin në media dhe në organet e rendit.