Gjilan: Vdes një person në vendin e punës, rasti po hetohet - NACIONALE

Gjilan: Vdes një person në vendin e punës, rasti po hetohet

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka ndërruar jetë në Gjilan, pasi është dërguar pa shenja jete në emergjencë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 08:25.

Sipas informacioneve fillestare, viktima mashkull kishte humbur ndjenjat dhe ishte rrëzuar në tokë derisa ndodhej në vendin e punës. Mjekët në Emergjencën e Gjilanit kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Lajme të ngjashme