Gjilan: Arrestohet një i dyshuar, e sulmoi fizikisht zyrtarin policor
Një person është arrestuar në Gjilan.
Ai dyshohet se ka fyer e më pas sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Gjilan 03.04.2024-10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.