Gjilan: Arrestohet një burrë për dhunim, e mitura dërgohet në strehimore - NACIONALE

Gjilan: Arrestohet një burrë për dhunim, e mitura dërgohet në strehimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNIM Gjilan NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme