Gjetja e zollave afër manastirit të Banjskës, raportohet se edhe AKI u përfshi në këtë rast - NACIONALE

Gjetja e zollave afër manastirit të Banjskës, raportohet se edhe AKI u përfshi në këtë rast

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë gjetur pesë zolla në afërsi të manastirit të Banjskës, të cilat dyshohet se kanë mbetur që nga sulmi që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023.

Gazeta Express ka dhënë detaje të reja në lidhje me zollat e gjetura sot, që sipas tyre Policia e Kosovës është njoftuar nga Prifti i kishës së Banjskës.

“Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”.

Express mëson se përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Nacionale edhe nga zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Janë gjetur pesë zolla, ka mundësi që janë nga sulmi i fundit i 24 shtatori.” – ka thënë shkurtimisht Elshani.

Lajme të ngjashme