Gjermania zotohet për 100 milionë euro ndihmë shtesë në dimër për Ukrainën - NACIONALE

Gjermania zotohet për 100 milionë euro ndihmë shtesë në dimër për Ukrainën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania do t’i ofrojë Ukrainës 100 milionë euro ndihmë shtesë këtë dimër, tha gjatë një vizite të martën në Moldavi ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Kryediplomatja gjermane tha para një konference ministrore në Çisinau se Rusia edhe një herë është duke planifikuar “një luftë dimri me qëllim që ta bëjë jetën në Ukrainë sa më të tmerrshme që është e mundshme”, raporton agjencia “Reuters”.

Rusia ka kryer disa valë sulmesh ndaj infrastrukturës ukrainase të energjisë, përfshirë qendrat energjetike, nganjëherë duke shkaktuar ndërprerje rryme në disa pjesë të vendit.

Në qershor, Kievi tha se i nevojiteshin më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për ta lejuar riparimin e infrastrukturës me qëllim që të sigurohej plotësimi i kërkesës për dimër, kur kërkesa për energji është në nivelin më të lartë, pasi temperaturat bien nën zero.

Lajme të ngjashme