Gjermania “nuk ka qëndrim ende” për draft-Statutit e Asociacionit si kusht për KiE, thotë Sarrazin - NACIONALE

Gjermania “nuk ka qëndrim ende” për draft-Statutit e Asociacionit si kusht për KiE, thotë Sarrazin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një takim me gazetarë ku mori pjesë edhe gazeta Nacionale, në pyetjen tonë se a do të jetë miratimi i draft-Statutit të Asociacionit kusht në votën gjermane në Këshillin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tha se “ende nuk kemi qëndrim gjerman” për këtë çështje.

Në lidhje me raportin e (Dora) Bakoyanis, Gjermani ende s’ka një qëndrim final. Duhet që së pari të shohim si do të shkojë votimi në Asamblenë Parlamentare dhe në dritë të atij vendimi do të shohim. Por, sigurisht se siç e thash, detyra ka që duhet të përmbushur. E prej këtyre, njëra është Asociacioni si temë e përmendur. Por, s’kemi ende qëndrim gjerman”, tha Manuel Sarrazin.

Lajme të ngjashme