Gjermania e akuzon Rusinë për sulm ndaj kontrollit të trafikut ajror - NACIONALE

Gjermania e akuzon Rusinë për sulm ndaj kontrollit të trafikut ajror

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjermania e ka akuzuar Rusinë për një sulm kibernetik ndaj kontrollit të trafikut ajror dhe përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje, duke e thirrur në takim ambasadorin rus në Berlin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha se inteligjenca ushtarake gjermane qëndron prapa “një sulmi kibernetik kundër kontrollit të trafikut ajror gjerman në gushtin e vitit 2024”, raporton televizioni BBC.

Zëdhënësi gjithashtu e akuzoi Rusinë se ishte përpjekur për të ndërhyrë dhe për t’i destabilizuar zgjedhjet federale gjermane në shkurt të këtij viti.

Akuzat e reja vijnë në kohën e shtimit të shqetësimeve në Evropë për sulmet e dyshuara kibernetike ruse që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës më 2022.

Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë shtoi se Berlini – në bashkërendim të ngushtë me partnerët e vet evropianë – do të kundërpërgjigjet me kundërmasa në mënyrë që Rusia “të paguajë një çmim për veprimet e saj hibride”.

Zëdhënësi tha se sulmi kibernetik i verës së vitit të kaluar ndaj Gjermanisë mund t’i atribuohet grupit rus të hakerëve, “Fancy Bear”.

Lajme të ngjashme