Gjermani: Një fëmijë infektohet me linë e majmunit
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve, ka bërë të ditur Instituti Robert Koch në Gjermani.
Kjo është hera e parë që Gjermania identifikon këtë virus te fëmijët.
Vajza, e cila jeton në shtëpi me dy të rritur – po ashtu të infektuar – aktualisht nuk ka simptoma.
Fëmija nuk ka qenë në kontakt me askënd jashtë shtëpisë.
Ky lajm u bë i ditur pasi autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë identifikuar adoleshentët e parë të infektuar me këtë virus një javë më parë.