Gjenerali Wesley Clark fillon dëshminë në Hagë - NACIONALE

Gjenerali Wesley Clark fillon dëshminë në Hagë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka filluar dëshminë pro ish Presidentit Hashim Thaçi sot në Hagë.

Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, sapo ka filluar dëshminë në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dëshmia e gjeneralit do të zgjas dy ditë.

Fillimisht ai do të merret në pyetjet nga mbrojtja e Thaçit, pastaj nga prokurorët dhe gjyqtarët.

Në seancën e sotme prezent është edhe një përfaqësuese e qeverisë amerikane.

Lajme të ngjashme