Gjenerali Luong Cuong zgjidhet nga deputetët president i Vietnamit - NACIONALE

Gjenerali Luong Cuong zgjidhet nga deputetët president i Vietnamit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Vietnamit të hënën e zgjodhi gjeneralin e ushtrisë, Luong Cuong, si president të ri të vendit në një lëvizje gjerësisht të pritshme që pritet të sjellë stabilitet në politikën e vendit pas një faze me turbulenca për shkak të largimeve e riformatimeve.

Cuong, 67 vjeç, do të jetë pasardhës i presidentit të deritashëm, To Lam, i cili në maj u emërua kryetar i shtetit komunist që udhëhiqet nga një parti, ndërsa më vonë gjithashtu e mori pozitën e fuqishme të udhëheqësit të partisë pas vdekjes së sekretarit të përgjithshëm, Nguyen Phu Trong, në korrik, raporton agjencia “Reuters”.

Cuong u zgjodh me votat e të gjithë 440 deputetëve që morën pjesë në seancën e Kuvendit të hënën.

Në fjalimin e tij inaugurues, ai u zotua për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe ndjekje të një politike të jashtme të pavarur e shumëpalëshe.

Më tej, presidenti i ri u zotua për t’i “fuqizuar mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, ndërtimin e një force ushtarake që është revolucionare, e trajnuar mirë, e shkathët dhe moderne”.

Lajme të ngjashme