Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë mbi 1 orë - NACIONALE

Gjendja në vendkalimet kufitare, pritjet për të hyrë në Kosovë mbi 1 orë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vendkalimet kufitare me Serbinë ka fluks të madh të automjeteve me mërgimtarë të cilët po vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse 30 minuta për të dalë.

Kolona e automjeteve nga Serbia, është 1.3 kilometra.

Pritje të gjata ka edhe në vendkalimin në Muçibabë, ku për të dalë nga Kosova pritja është deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 kilomëetra.

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 1 orë, kurse për të hyrë, 10 deri në 15 minuta.

KËTU mund ta përcjellni në kohë reale gjendjen në pikat kufitare.

Lajme të ngjashme