Gjendja e vajzës së lënduar nga rënia e çatisë, flasin nga QKUK: Pacientja ka lëndime të rënda në trup - NACIONALE

Gjendja e vajzës së lënduar nga rënia e çatisë, flasin nga QKUK: Pacientja ka lëndime të rënda në trup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka treguar për gjendjen e pacientes e cila është lënduar nga rënia e çatisë së ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Ai ka bërë me dije se gjendja e pacientes është stabile, ndonëse ka marrë disa lëndime të rënda në trup.

“Sapo është sjellë në Emergjencë. Gjendja e saj është stabile por që ka disa lëndime goxha të rënda në trup”, ka thënë Syla për EO.

Para disa orësh, si pasojë e erërave të forta, kulmi i objektit të komunës së re të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ është rrëzuar.

Lajme të ngjashme