Gjendet Zejn Zejnullahu – Policia thotë se po trajtohet në QKUK
Është gjetur Zejn Zejnullahu, vogëlushi nga Gadimja e Lipjanit, zhdukja e të cilit kishte alarmuar familjen dhe opinionin publik gjatë ditës së sotme.
Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli, i ka thënë Klan Kosovës së fëmija është gjetur "me shenja jete".
“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi ai.